Rreth Nesh

Kompania

Castrol Albania - Superior Lubricants SH.A eshte distributori i vetem ekskluziv i produkteve Castrol ne te gjithe territorin e Shqiperise. I mbeshtetur fuqishem teknikisht nga kompania lider ne bote, Castrol Group, Superior Lubricants SH.A zhvillon aktivitetin e saj ne drejtim te tregetimit te lubrifikanteve te avancuar te markes Castrol ne Shqiperi, duke sjelle ne treg produktet me elitare: lloje te ndryshme vajrash per autovetura, kamione, motorre; vajra hidraulike dhe industriale, graso, etj. Superior Lubricants SH.A filloi aktivitetin ne vitin 2008. Shume shpejt, ne saje te eksperiences dhe stafit te kualifikuar, vizionit te qarte, mundesive qe ofron ky treg ne vendin tone, si dhe cilesise se garantuar te produktit Castrol, ne jemi shnderruar sot ne nje nga kompanite me te konsoliduara te vajrave lubrifikante ne Shqiperi. Distributoret tane jane te pranishem ne pothuajse gjithe territorin e vendit, duke mundesuar nje shperndarje efikase e te kontrolluar te produkteve tona.

Pak Histori

Ne 19 Mars 1899 Wakefield themeloi ne Angli nje kompani vajrash lubrifikante. 10 vjet me vone ai prodhoi nje lubrifikant te ri, i cili do te revolucionarizonte transportin ne gjysmen e dyte te shekullit te 20. Ai e quajti kete vaj te ri Castrol.

Emri Castrol eshte deri ne ditet e sotme nje sinonim i cilesise premium, performances se larte dhe i teknologjise se larte ne lubrifikim. Suksesi i kompanise Castrol i detyrohet shume filozofise fillestare te Charles Wakefieldit. Ne kerkimin dhe zhvillimin e vajit Castrol ai u bazua ne ndihmen e klienteve te tij. Wakefield kuptoi qe bashkepunimi me partneret ishte menyra me e mire per te arritur suksesin, arsyetim i cili eshte po aq i vlefshem dhe ne ditet tona.

Wakefield luajti nje rol te madh ne pershpejtimin e zhvillimit te industrise se transporteve, duke vendosur besimin e tij ne potencialin e motoreve me djegje te brendshme si burimi i fuqise se te ardhmes. Ne bashkepunim te ngushte me aviatoret dhe motoristet me te mire te epokes ne te cilen po lindnin avioni, motorcikleta dhe makina, ai synonte qe te krijonte lubrifikante motoresh me cilesi te larte dhe t'i permiresonte ata. Ne kete menyre ai ndihmoin ne realizimin e disa arritjeve rekord. Castrol ishte lubrifikanti qe theu rekordet boterore per shpejtesine dhe qendueshmerine, ne det, ajer dhe toke. Vetem rekordi i shpejtesise tokesore u tejkalua 21 here nga makinat qe perdornin lubrifikantet Castrol. Produktet Castrol u testuan dhe u provuan per qendrueshmerine ne limitet e mundshme teknike, gje e cila vazhdon te behet edhe sot.

Themeluesi yne eshte gjithashtu nje pionier ne marketing perpara se marketingu te shpikej akoma. Strategjia e tij e reklamimit nepermjet rekordeve sportive te arritura nga perdoruesit e Castrol ishte origjinale dhe sigurisht e beri te njohur Castrol ne Angli dhe ne mbare boten. Mbeshtetja per skuadrat internacionale ne shume fusha te moto-sportit vazhdon te jete nje pjese kyce e aktivitetit promocional ne shekullin e ri. Castrol u kurorezua fitues i cmimit nderkombetar per sponsorizimin e UEFA EURO 2008.

Me me shume se 100 vjet experience, Castrol mbetet sot lider ne plotesimin e nevojave te konsumatoreve per lubrifikantet dhe sherbimet me te avancuara teknikisht .

Go to top